Myftiu i Shkodrës priti Kryetarin e B.I. “ASR” e.V. Ingolstadt, H. Mirsad Dervishi
Ditën e martë, më 9 dhjetor 2025, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari priti në një takim të përzemërt Kryetarin e Bashkësisë Islame “ASR” e.V. Ingolstadt, H. Mirsad Dervishi.
Gjatë takimit të përzemërt, Myftiu i uroi mirëseardhjen në qytetin e Shkodrës mikut të vjetër, H. Mirsad Dervishi me të cilin pati një bashkëbisedim të ngrohtë dhe vëllazëror.
Nga ana e tij, Kryetari i B.I. “ASR” e.V., H. Mirsad Dervishi shprehu kënaqësinë e madhe të kësaj vizite në qytetin e Shkodrës, ku theksoi se Shkodra mbetet një pikë referimi për të gjithë muslimanët shqiptarë, një kryeqendër e zhvillimeve të mëdha islame dhe mbi të gjitha një pikënisje e madhe e rimëkëmbjes fetare në Shqipëri.
Me rastin e kësaj vizite në Shkodër, H. Mirsad Dervishi në shoqërinë e Myftiut të Shkodrës zhvilloi një takim edhe në xhaminë e Plumbit, ku bashkërisht falën edhe namazin e akshamit.
Gjatë qëndrimit në kompleksin më të ri islam të qytetit të Shkodrës miku i shtrenjtë nga Ingolstadt vlerësoi punën e madhe që është bërë për rimëkëmbjen e xhamisë së Plumbit dhe kthimin e këtij objekti të shtrenjtë në një vend tërheqës për këdo që viziton Shkodrën dhe Shqipërinë.
Për nder të kësaj vizite, Myftiu shtroi një drekë falënderimi dhe mikpritjeje gjatë së cilës u diskutua për tema me interes të përbashkët.





