U zhvillua mbledhja e radhës e imamëve të Myftinisë Shkodër

U zhvillua mbledhja e radhës e imamëve të Myftinisë Shkodër

U zhvillua mbledhja e radhës e imamëve të Myftinisë Shkodër

Paraditen e së mërkurës, më 10 dhjetor 2025, u zhvillua mbledhja e radhës e imamëve të Myftinisë Shkodër.

Thelbi i këtij takimi ishte diskutimi mbi disa çështje me rëndësi për shërbimet dhe angazhimet plot përkushtim të imamëve të Myftinisë Shkodër.

Një vëmendje e posaçme iu kushtua qarkores së Komunitetit Mysliman të Shqipërisë për disiplinimin e ceremonive të kurorëzimit, ku sipas udhëzimeve paraprake u vu theksi te rëndësia që ka ky shërbim për çiftet e reja, si dhe u vlerësua roli i imamit në ndërgjegjësimin e besimtarëve dhe masës së gjerë për vlerën dhe rëndësinë e kësaj tematike që lidhet me familjen dhe pozitën e saj në fenë islame.

U diskutua edhe për një sërë çështjesh me interes për komunitetin, si dhe u dhanë udhëzimet e duhura për mbarëvajtjen e punës në vazhdim.