Gjuha arabe: besim, mendim dhe qytetërim”, aktivitet me rastin e Ditës Botërore të Gjuhës Arabe

Gjuha arabe: besim, mendim dhe qytetërim”, aktivitet me rastin e Ditës Botërore të Gjuhës Arabe

Gjuha arabe: besim, mendim dhe qytetërim”, aktivitet me rastin e Ditës Botërore të Gjuhës Arabe

Ditën e enjte paradite, më 18 dhjetor 2025, Myftinia Shkodër organizoi me rastin e 18 dhjetorit, Ditës Botërore të Gjuhës Arabe, në ambientet e bibliotekës së qytetit një aktivitet kulturor dhe edukativ për motrat muslimane, i shoqëruar me promovimin e librit “Shkenca fton në besim” të autorit Abraham Cressy Morrison, përkthyer nga arabishtja në gjuhën shqipe nga MSc. Arta Ujkaj.

Aktiviteti kishe për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit mbi vlerat historike, kulturore dhe shpirtërore të gjuhës arabe, si dhe prezantimin e librit të përkthyer nga gjuha arabe si një dëshmi e pasurisë së saj të jashtëzakonshme intelektuale.

Në një atmosferë të ngrohtë, me pjesëmarrjen e grave nga fusha të ndryshme si pedagoge, psikologe, mësuese, studente dhe maturante, u theksua roli i gjuhës arabe si gjuhë e shpalljes hyjnore, dijes dhe qytetërimit botëror.

Programi u hap nga MSc. Zamira Bushati, e cila pasi përshëndeti pjesëmarrëset foli mbi rëndësinë e Ditës Botërore të Gjuhës Arabe, duke mbajtur temën: “Gjuha arabe: besim, mendim dhe qytetërim”. Ajo u ndal në dimensionet gjuhësore, kulturore, intelektuale dhe shpirtërore të arabishtes.

Më pas, pedagogia e Universitetit të Shkodrës, Dr. Arselida Mashaj, trajtoi tematikën e librit përmes ligjëratës “Shkenca fton në besim”, duke vënë në pah harmoninë ndërmjet shkencës dhe besimit, veçanërisht në fushën e zbulimeve biologjike.

Në fjalën e saj, përkthyesja e librit, MSc. Arta Ujkaj, solli një pasqyrë reflektuese mbi procesin e përkthimit dhe rëndësinë e përcjelljes së këtij mesazhi në gjuhën shqipe.

Aktiviteti u përmbyll duke shprehur mirënjohje për organizatorët dhe pjesëmarrëset, si dhe me urimin që iniciativa të tilla kulturore të shtohen dhe të vijojnë edhe në të ardhmen, ndërsa të pranishmet patën mundësinë të marrin dhuratë një kopje të librit në fjalë.