Myftinia Shkodër uron besimtarët me rastin e fillimit të Tre Muajve të Mirë 1447 H

Myftinia Shkodër uron besimtarët me rastin e fillimit të Tre Muajve të Mirë 1447 H

Myftinia Shkodër uron besimtarët me rastin e fillimit të Tre Muajve të Mirë 1447 H

“Numri i muajve tek Allahu është dymbëdhjetë muaj, në librin e Allahut, që ditën që krijoi qiejt dhe tokën; prej tyre,
katër janë të shenjtë. Kjo është feja e drejtë, prandaj mos i bëni zullum (padrejtësi) në to vetes tuaj…”
. – (Kur’ani, Et-Teube: 36)

Myftinia Shkodër njofton të gjithë besimtarët muslimanë të zonës së Shkodrës se sot e diel, më 21 dhjetor 2025, nis periudha e begatë e Tre Muajve të Mirë, Rexheb, Shaban dhe Ramazan 1447 H.

Me këtë rast, Myftinia Shkodër fton të gjithë besimtarët që të përgatitën shpirtërisht dhe të përpiqen me të gjitha mundësitë e tyre për të shprehur përkushtimin dhe angazhimin e tyre shpirtëror dhe material duke u angazhuar maksimalisht për të përjetuar këtë mirësi të madhe të Allahut (xh.sh), nëpërmjet përsosmërisë së adhurimeve, rregullimit të marrëdhënieve farefisnore, vizitave familjare, shtimit të dhikreve, leximit të Kur’anit, sadakasë, etj.

Myftinia Shkodër fton besimtarët që gjatë kësaj periudhe të shtojnë istigfarin (kërkimin falje para duarve të Allahut të Madhëruar), pendimin e sinqertë, rregullimin e marrëdhënieve me Zotin e gjithësisë për t’u afruar përherë e më tepër drejt dashnisë së Tij në pritje të muajit të madhnueshëm të Ramazanit.

Me zemër të mirë Tre Muajt e Mirë!