Myftinia Shkodër pranë familjeve në nevojë në prag të muajit të begatë të Ramazanit 1447/2026

Myftinia Shkodër pranë familjeve në nevojë në prag të muajit të begatë të Ramazanit 1447/2026

Myftinia Shkodër pranë familjeve në nevojë në prag të muajit të begatë të Ramazanit 1447/2026

Në atmosferën e begatë të muajit të madhërishëm të Ramazanit, ku shtohen bamirësitë dhe solidarizimi me njerëzit në nevojë, skamnorët, jetimët, por jo vetëm, Myftinia Shkodër nisi shpërndarjen e pakove të bereqetit të Ramazanit.

Përfaqësuesi i Myftinisë Shkodër, teologu Arben Halluni, para mediave shprehu mirënjohjen për të gjithë kontribuuesit dhe bamirësit, që u bënë pjesë e kësaj nisme humanitare, duke theksuar se gjatë gjithë muajit të Ramazanit do ketë të tjera veprimtari ndihmese për të lehtësuar barrën e familjeve në nevojë dhe shtresave të ndryshme skamnore.

Kjo fushatë është pjesë e projektit Shporta e Ushqimit nga “Qendra e Mbretit Salman për Ndihmë dhe Punë Humanitare”, që Komuniteti Mysliman i Shqipërisë zhvillon në bashkëpunim me Ambasadën e Arabisë Saudite në Tiranë.

Ky aktivitet humanitar vjen si pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Myftinisë Shkodër për të qenë pranë shtresave më të ndjeshme të shoqërisë, duke përçuar mesazhin e solidaritetit, mëshirës dhe kujdesit për njëri-tjetrin, vlera që Ramazani i forcon edhe më shumë në zemrat e njerëzve.