Xhamia Bardhaj, aktivitet më fëmijët në prag të Muajit të Madhëruar të Ramazanit

Xhamia Bardhaj, aktivitet më fëmijët në prag të Muajit të Madhëruar të Ramazanit

Xhamia Bardhaj, aktivitet më fëmijët në prag të Muajit të Madhëruar të Ramazanit

Me rastin e ardhjes së muajit të madhërueshëm të Ramazanit, nxënësit e Qendrës Kulturore, pranë xhamisë Bardhaj, nën drejtimin e hoxhës së nderuar, Ilir Dizdari dhe bashkëshortes së tij znj. Aurelda Dizdari, zhvilluan një aktivitet të veçantë fetaro-edukativ.

Në një atmosferë të mbushur me emocion dhe përkushtim, nxënësit përcollën mesazhe të bukura përmes recitimeve, ilahive dhe fjalëve kushtuar vlerave të muajit të Begatë të Ramazanit.

Programi u karakterizua nga thjeshtësia dhe sinqeriteti i fëmijëve, të cilët me zërat e tyre të pastër sollën mesazhe dashurie, paqeje, respekti dhe mirësie.

Ky aktivitet u organizua nën kujdesin e sektorit të arsimit pranë Myftinisë Shkodër.