“Ramazan Mubarek!” – Me urimin e ngrohtë për muajin e Begatë shpërndahen edhe materialet e Ramazanit 1447/2026

Me urimin e ngrohtë për muajin e Begatë shpërndahen edhe materialet e Ramazanit 1447/2026

“Ramazan Mubarek!” – Me urimin e ngrohtë për muajin e Begatë shpërndahen edhe materialet e Ramazanit 1447/2026

Paraditen e së mërkurë, më 18 shkurt 2026, Myftinia Shkodër nën drejtimin e përgjegjësit të sektorit të rinisë, H. Ervil Kuçi, organizoi aktivitetin: “Ramazan Mubarek!” duke shpërndarë për kalimtarët materiale të ndryshme për muajin e Madhërueshëm të Ramazanit.

Aktiviteti u zhvillua përpara xhamisë së Parrucës, ku kalimtarë të ndryshëm morën dhuratë materiale të ndryshme, enkas për muajin e Begatë të Ramazanit, si kalendarin e agjërimit, gazetën Udha Islame, etj.

Myftinia Shkodër ju uron: Me zemër të mirë muajin e Begatë të Ramazanit. Agjërim të lehtë dhe të pranuar tek Allahu i Madhëruar!