Myftiu priti Kryetarin e Bashkisë Shkodër në prag të muajit Ramazan 1447/2026

Myftiu priti Kryetarin e Bashkisë Shkodër në prag të muajit Ramazan 1447/2026

Myftiu priti Kryetarin e Bashkisë Shkodër në prag të muajit Ramazan 1447/2026

Paraditen e së mërkurës, më 18 shkurt 2026, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari priti në një takim pune Kryetarin e Bashkisë Shkodër, z. Benet Beci.

Gjatë takimit u diskutua për një sërë çështjesh me interes të përbashkët, ku u vu theksi tek atmosfera e muajit të Begatë të Ramazanit dhe domosdoshmëria e bashkëpunimit për ruajtjen e atmosferës së begatë të këtij muaji të shenjtë për muslimanët e mbarë botës dhe të Shkodrës në veçanti.

Pjesë e këtij takimi ishte edhe inspektimi i punimeve në sheshin e vakëfit të Parrucës, ku Myftiu në shoqërinë e Kryetarit të Bashkisë ndoqën punimet që po kryhen për veshjen e xhamisë së Parrucës dhe sistemin e oborrit të saj.

Kryetari i Bashkisë Shkodër, z. Benet Beci uroi Myftiun e Shkodrës dhe nëpërmjet tij krejt besimtarët muslimanë të Shkodrës me rastin e muajit të Begatë të Ramazanit, duke u lutur për një muaj plot e bekime dhe mirësi, si dhe duke shprehur gatishmërinë e institucionit të Bashkisë së Shkodrës për çdo bashkëpunim të dobishëm në interes të komunitetit.