“Islami ka mbërritur në jug të Indisë përmes tregtisë dhe kulturës së ndërsjellë dhe jo me shpatë!”
Parlamentari dhe ish-ministri indian, Shashi Tharoor:
“Islami na arriti si lajm, jo me shpatë. Përkundrazi, si një mesazh nga njerëz që ishin udhëtarë; u mësuam me ta dhe u bënë pjesë e jona në shumë mënyra për mijëra vite me radhë. Njerëz që i njohim, që bëjnë tregti me ne dhe jetojnë mes nesh.
Në veri ekziston një perceptim, se Islami ka ardhur me shpatë, me Muhamed ibnul-Kasim në vitin 712.
Ndërsa, ne në jug kemi një kujtesë plotësisht ndryshe.
Do t’ju flas si djalë i krahinës së Kerala-s.
I kemi njohur ata, të cilët sot e quajnë veten e tyre arabë, që udhëtonin çdo vit në Kerala, që njëmijë vjet përpara Islamit.
Ata udhëtonin kur erërat frynin përmes detit Arab, vinin dhe qëndronin në bregun perëndimor të Kerala-s, bënin tregti, martoheshin me vandalit.., qëndronin për disa muaj, dhe kur erërat ndryshonin drejtim, ktheheshin prapa.
Çdo vit, vit pas viti, për shekuj me radhë.., shekuj të tërë…
Kështu, Islami erdhi tek ne, si ‘lajm’, jo përmes shpatës, por si ‘lajm’ përmes njerëzve, që udhëtonin tek ne, si familjarë dhe pjesë e jona, në mënyra të ndryshme, për mijëra vite.
Ata erdhën tek ne dhe u familjarizuan me ne, bënë tregti me ne dhe jetuan së bashku me ne dhe thanë: A e dini se çfarë ka ndodhur në Gadishullin tonë?
Ne kemi një Profet dhe kjo është ajo që thotë…
Dhe, kështu, derisa edhe mbreti lokal hindus, Sheruman Perumal u gëzua shumë kur dëgjoi për këtë Profet dhe organizoi një flotil me 22 apo 23 anije, që të udhëtojnë drejt Gadishullit Arabik, në mënyrë që ai të takojë këtë Profet.
Pjesa më e madhe e atyre anijeve nuk arritën të shkojnë, por mbërritën në atë që sot i quajmë Maldive.
Por, ajo që të mahnit është se këto evidenca të atij udhëtimi ju mund t’i shikoni akoma edhe sot
Në Oman, në jug të Solala-s, ka pemë arre indiane nga Kerala, prej frutave që kishin marrë me vete… gjë, që nuk rriten në Gadishullin Arabik.
Kjo është ajo, që ne na lidh në historinë dhe kur shohim se komuniteti mysliman që jeton në Korikordën dhe Koçia, në këto krahina, në bregun perëndimor, janë shumë më tepër, më shumë se ne.
Ata meritonin një vend adhurimi dhe shkuan te mbreti i zonës, Zamurin.
U tha: Nuk ka problem, është një tempull i braktisur, mund ta mirrni!
Kështu që, xhamia më e vjetër jashtë botës arabe është në Kolengarul, në Kerala dhe, që dominohet nga tipare antike hinduse, jashtë xhamisë.
Xhamia ka pasur 5 apo 6 rinovime të mëdha përgjatë shekujsh, por a mund ta imagjinoni, se një xhami në Indi, i përket një epoke disa dekadëshe përpara epokës së Profetit?!
Kjo është një histori, që në veri, nuk u thënë asgjë atyre rreth saj dhe nuk e kujtojnë.”
Përktheu dhe përshtati në shqip:
Lavdrim Hamja