Dita e Arafatit dhe simbolika e Kurban Bajramit, speciale dite në Star Plus Tv
Ditën e martë, më 26 maj 2026, teologu Lavdrim Hamja ishte i ftuar në Star Plus Tv në emisionin Studio e Hapur, me gazetarin Teodor Gjerga për të biseduar rreth Ditës së Arafatit dhe Kurban Bajramit.
Në këtë speciale dite u zhvilluar një bashkëbisedim me vlerë rreth rëndësisë dhe vlerës së madhe të Ditës së Arafatit dhe festës së begatë të Kurban Bajramit. Gjatë speciale u realizua edhe një lidhje live me haxhilerët shkodranë, të cilët ndodhen në Haxh për të përcjell përjetimet e tyre drejtpërdrejtë nga fushën e Arafatit.
Në lidhje direkte me H. Gani Kimça teleshikuesit patën mundësi të shikonin drejtpërdrejtë haxhilerët shkodranë, por jo vetëm, dhe miliona haxhilerët të tjerë nga mbarë bota, të cilët këtë vit kanë qenë të ftuarit dhe të privilegjuarit e Zotit të gjithësisë, për të kryer Haxhin e këtij viti.
Gjatë këtij bashkëbisedimi, teologu Lavdrim Hamja shpjegoi rëndësinë e kësaj Dite Madhështore të Arafatit, ritualet kryesore të Haxhit, etapat që ndjekin haxhilerët për të kryer të plotë këtë shtyllë të rëndësishme të Islamit, etj.



