Haxhilerët tanë ndriçojnë Shkodrën!

Haxhilerët tanë ndriçojnë Shkodrën!

Haxhilerët tanë ndriçojnë Shkodrën!

Pasditën e së dielës, më 7 qershor 2026, në aeroportin e Podgoricës në Mal të Zi, mbërriti grupi i haxhilerëve të dashur të Shkodrës, pas kryerjes me sukses të Haxhit të këtij viti.

Në pritje të grupit të haxhilerëve ishte Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, që i uroi mirëseardhjen dhe pranimin e Haxhit, adhurimit të mbushur me emocione, mëshirë e begati të panumërta.

Myftiu u interesua për rrugëtimin e begatë të haxhilerëve tanë, të cilët shprehën kënaqësinë e madhe dhe falënderimet e panumërta për Allahun e Madhëruar, që ia mundësoi  këtë mirësi dhe bekim jete!

Poashtu, murshidi i grupit, teologu Altin Nikshiqi, vlerësoi këtë Haxh, të arrirë e të suksesshëm për të gjithë grupin e haxhilerëve shqiptarë dhe atyre nga Mali i Zi.

Ndërkohë në oborrin e xhamisë së Parrucës familjarë të shumtë të haxhilerëve ishin mbledhur për të pritur ardhjen e tyre dhe me shumë emocion e lot gëzimi, përfaqime edhe lutje, i uruan atyre mirëseardhjen, duke shënuar kështu një pasdite të paharruar plot dritë e bekim nga bekimet e Vendeve të Shenjta.

Disa prej haxhilerëve dhanë mesazhet e tyre për mediat e pranishme, ku transmetuan emocionet e këtij udhëtimi të paharruar, mirësinë e madhe të ditëve të kaluara në Vendet e Shenjta, vizitën e Qabes së Madhnueshme, vizitën e xhamisë së Pejgamberit (a.s) dhe takimin me vëllezër e motra nga vendet e ndryshme të botës islame.

Tradita e bukur shekullore e përcjelljes dhe pritjes së haxhilerëve sa vjen edhe dëshmon vit pas viti për shpirtin e madh të besimit, vëllazërisë dhe lidhjes së muslimanëve shkodranë pas tabanit të fesë së tyre.

Myftinia Shkodër i uron haxhilerëve të këtij viti: Haxh Mebrur dhe vepra të pranuara e plot bekim!