Mbrëmjen e Natës së Kadrit, më 21 qershor 2017, në të gjitha xhamitë e Shkodrës, u zhvilluan lutje dhe adhurime shtesë me xhematë, në një atmosferë të mbushur me besim dhe vlera vëllazërore.
Një program i mbushur me adhurime e lutje, u zhvillua edhe në xhaminë e Parrucës, ku ishte i pranishëm edhe Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, i cili drejtoi edhe mexhlisin e dhikrit dhe lutjen e kësaj nate të begatë plot mëshirë e përkujdesje hyjnore.
E veçantë e kësaj Nate dhe e krejt këtij Ramazani ishte pjesëmarrja e madhe e moshave të reja, që sa vijnë e shtohen në xhamitë tona duke dëshmuar vullnetin e tyre të besimit.
Myftinia Shkodër ju uron Natën e Kadrit, me lutjet e pranimit, faljes dhe mëshirës!