Paraditën e së enjtes, më 22 qershor 2017, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, zhvilloi një takim pune me një grup imamësh të qytetit, me të cilët diskutoi rreth ecurisë së aktiviteteve dhe adhurimeve të periudhës së Muajit Ramazan për këtë vit, si dhe aktivitetet në vijim.
Myftiu u përqendrua edhe tek Fitër Bajrami, festa e madhe e muslimanëve, që këtë vit përkon me datën 25 qershor 2017, ditën e dielë.
U diskutua programi i Fitër Bajramit, që do të zhvillohet në sheshin e Namazgjasë, bri xhamisë së Fushë Çelës, (xhamia “Ebu Bekër”), duke nisur me faljen e sabahut me xhematë, në orën 04.45, ligjëruesit e kësaj ceremonie, hatibi si dhe pritja tradicionale, që do të zhvillohet në xhaminë e Parrucës, më 25.6.2017, në hapësirën kohore 9-11 paradite.
Myftiu dha udhëzimet e tij edhe për detaje që lidhen me Sadekatul-Fitrin etj.