Lajmërim me rastin e organizimit të Fitër Bajramit 1438

Myftinia Shkodër, ka kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në ceremoninë tradicionale të Fitër Bajramit 1438, ditën e dielë, më 25 qershor 2017, në sheshin e vakëfit të Fushë Çelës, bri xhamisë “Ebu Bekër”, sipas këtij programi:

Ora: 04.45 – Falja e namazit të sabahut me xhematë, nën drejtimin e teologut Lavdrim Hamja.

Ora: 04.55 – 05.45 – Këshilla fetare, mesazhe urimi dhe ligjërata nga imamët e nderuar: Adil Cukali, Naim Drijaj dhe Idmir Plaku.

Ora: 05.47 – 05.59 – Mesazhi i Myftiut të Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari.

Ora: 06.00 – Falja e namazit të Fitër Bajramit, nën drejtimin e Myftiut.

Ora: 06.05 – 06.15 – Hytbeja e Fitër Bajramit nga teologu Durim Kasemi.

Pas përfundimit të hytbes, përshëndetja dhe urimet me Myftiun dhe imamët e pranishëm.

Ndërkohë, pritja tradicionale e vizitorëve të Fitër Bajramit, do të zhvillohet në xhaminë e Parrucës në hapësirën kohore: 09.00 – 11.00.

Mirë se vini dhe gëzuar Fitër Bajramin!