Së shpejti nisin punimet për xhaminë e madhe në Oblikë

Paraditën e së martës, më 19 shtator 2017, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, priti në një takim pune përfaqësuesit e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Agron Hoxha dhe z. Gëzim Shahu, në kuadër të iniciativës për ndërtimin e xhamisë së madhe në Oblikë, Ana e Malit.

Myftiu theksoi se çdo përpjekje për rinovimin e xhamive të vjetra dhe zëvendësimin e tyre me komplekse të reja shumëfunkionale, në shërbim të besimtarëve dhe qytetarëve, janë të mirëpritura dhe të domosdoshme.

Ai vlerësoi iniciativën e Kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Skender Bruçaj në këtë drejtim, sikurse falënderoi angazhimin e z. Agron Hoxha në këtë ndërmarrje të dobishme.