Ditën e martë, më 19 shtator 2017, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, zhvilloi një inspektim në terren për të parë nga afër pronën vakëf në Draçin.
Myftiu theksoi se kthimi në identitet i vakëfeve që kanë mbetur peng shumëvjeçar i burokracive të Agjensisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, mbetet një prioritet i Myftinisë Shkodër, që duhet mbështetur fuqishëm nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë.
Ai tha se shumë prona janë zaptuar falë burokracive të institucioneve shtetërore, qendrore dhe lokake, si dhe zaptimeve të papërgjegjshme që kanë ndodhur pas vitit 1990.
Myftiu konfirmoi vullnetin për ndërtimin e xhamisë së re në Draçin, në të njëjtin vend ku ishte para vitit 1967, kur xhamitë dhe pronat vakëf të muslimanëve u shkatërruan dhe u tjetërsuan nga kriminelët komunistë.