Mbrëmjen e së mërkurës, më 27 shtator 2017, në xhaminë e “Dy Vajzave”, imami i saj, teologu Lavdrim Hamja mbajti një ligjëratë të dobishme mbi historikun e formimit të kalendarit hixhri.
Me fillimin e vitit të ri hixhri, që nis me muajin Muharrem, u pa me vend zhvillimi i kësaj ligjërate për të informuar të interesuarit për lidhjen e ngjarjes së Hixhretit me formimin e kalendarit islam.
Ligjëruesi përmendi edhe vlerën e madhe historike, fetare, morale dhe shoqërore të udhëtimit nga Meka në Medine të muslimanëve me të dërguarin e All-llahut, si dhe domosdoshmërinë e kuptimit të shpirtit të Hixhretit në jetën e përditshme të çdo muslimani.
Nëpërmjet videoprojektorit, imami i nderuar shpjegoi etapat nëpër të cilat kaloi formimi i kalendarit tonë, debatet në mesin e sahabëve dhe domethënien shkencore të përllogaritjes me anë të hënës.
Ai tha se ymmeti islam i mbështetet këtij kalendari për kryerjen e krejt adhurimeve; fillimin dhe mbarimin e agjërimit, haxhin, zekatin, kohët e namazeve etj.