Paraditën e së hënës, më 7 maj 2018, në prag të Muajit Ramazan, Myftinia Shkodër zhvilloi një takim pune me muezinë dhe kujdestarë të xhamive të qytetit.
Me këtë rast, teologu Arben Halluni, u mdal tek disa çështje që lidhen me shërbimet e muezinit në xhami dhe rolin e tij mbarëvajtjen e aktivitetit fetar.
U vu theksi tek rëndësia e respektimit të orarit zyrtar të lajmërimit të hyrjes së kohës së namazit nëpërmjet ezanit, bashkëpunimi me imamin dhe këshillin e xhamisë për mbarëvajtjen e punës në xhami, etj.