Ditën e mërkurë, më 13 qershor 2018, Myftinia Shkodër në bashkëpunim me Shoqatën “Ardhmëria”, organizuan një konkurs të mësimit përmendësh të Kur’anit Famëlartë.
Në këtë konkurs morën pjesë një grup i përzgjedhur i nxënësve të kurseve fetare të Myftinisë Shkodër.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin imamë të xhamive pjesëmarrëse, përfqësues të Myftinisë dhe shoqatës “Ardhmëria”, të cilët ndoqën me kënaqësi konkurimin e fëmijëve në tre nivele të mësimit përmendësh të Kur’anit Famëlartë.
Në përfundim, aktiviteti u përshëndet edhe nga Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari dhe Drejtori i Fondacionit “Mirësia”, z. Korab Kaja.
Për fituesit e vendeve të para u shpërndanë dhurata simbolike, stimuj materialë dhe dëshmia përkatëse e fituesit në këtë konkurs me vlerë.