Ditën e enjte, më 5 korrik 2018, Myftinia Shkodër organizoi një ditë argëtimi dhe lojrash në zonën e Razmës, për fëmijë të përzgjedhur nga kurset fetare të xhamive tona.
I pranishëm në këtë udhëtim plot argëtim, lojra, biseda e këshilla vëllazërore, ishte edhe teologu Arben Halluni, i cili dha edhe mesazhet e tij me rastin e këtij aktiviteti të dobishëm.