Paraditën e së martës, më 18 korrik 2018, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, priti në një takim të përzemërt dhe vëllazëror, rektorin e Universitetit të Shkencave Humane në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Dr. Aziz Abidin.
Gjatë takimit, Myftiu e prezantoi mikun e shtrenjtë me aktivitetin e Myftinisë Shkodër dhe disa prej sfidave me të cilat përballet aktiviteti i saj dhe i krejt Thirrjes Islame në Shkodër dhe Shqipëri.
Myftiu falënderoi Dr. Abidin për vizitën dhe dëshirën e mirë të bashkëpunimit, me qëllim forcimin e marrëdhënieve në mesin e institucioneve islame në rang botëror.
Nga ana e tij, Dr. Aziz Abidin e prezantoi Myftiun me aktivitetin e Universitetit Islam të Shkencave Humane dhe larminë e tij, konferencat, takimet, projektet dhe pikat e bashkëpunimit.
Imam Muhamed B. Sytari dhe Dr. Aziz Abidin nënshkruan edhe një marrëveshje bashkëpunimi, që i hap derën aktiviteteve dhe angazhimeve të dobishme në të ardhmen.