Paraditën e shtunë, më 24 nëntor 2018, në xhaminë e “Dy vajzave”, Myftinia Shkodër, në vazhdën e përkujtimit të Mevdudit Sherif, zhvilloi projektin: “Lexojmë, kuptojmë, lartësohemi”. Në këtë projekt morën pjesë nxënës të disa kurseve fetare të xhamisë Bardhaj, Golem, Barbullush dhe “Dy vajzat”.
Përgjegjësi i arsimit pranë Myftinisë Shkodër, teologu Arben Halluni në fjalën e tij përshëndetëse u ndal te rëndësia dhe vlera e madhe e përkujtimit të Ditëlindjes së Begatë të Profetit Muhammed (a.s), si figura më e ndritur e njerëzimit, që përçoi gjithmonë vlerat e besimit të vërtetë, moralit të pastër, paqes dhe harmonisë më të gjitha krijesat e Zotit në tokë.
Pas fjalës së teologut Halluni, filloi projekti në fjalë me leximin e “111 Haditheve Profetike” botim i Myftinisë Shkodër, të cilat mbajnë porosi tepër të vlefshme për jetën njerëzore dhe që japin garanci për çdo njeri të jetojë i paqtë dhe i qetë me veten dhe me të gjithë njerëzit, madje me mbarë krijesat e Zotit.
Secili nxënës pjesëmarrës në këtë projekt lexoi nga 2-3 hadithe profetike, të cilat here pas here u shoqëruan me komente të shkurtra nga teologët dhe imamët mësues të kurseve të mësim-besimit.
Në fund për nxënësit pjesëmarrës u shtrua një koktejl.