Ditën e martë, më 8 janar 2019, në Myftininë e Shkodrës u zhvillua një mbledhje e detajuar mbi raportin e financave dhe vakëfeve për vitin 2018.
I pranishëm në këtë takim ishte edhe nën/kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Lauren Luli, që shoqërohej edhe nga drejtori i vakëfit në KMSh, z. Edison Hoti, drejtori i financave, z. Alban Feti dhe avokati i KMSh-së, z. Sokol Mara.
Gjatë analizës së detajuar u vlerësua rëndësia që ka shfrytëzimi maksimal i vakëfeve dhe roli i tyre në mbështetjen e aktivitetit të Myftinisë Shkodër.
Pas shqyrtimit të kërkesës së Myftinisë Shkodër, u komunikua edhe vendimi i Kryesisë së KMSh-së për shkarkimin nga detyra të menaxherit të Qendrës Tregtare Zdralej, Besmir Selmani, për shkelje të rënda në detyrë.
U dhanë udhëzime për vitin 2019, si dhe u diskutuan disa tematika që lidhen me çështjen e vakëfit në Shkodër.