Pasdrekën e së martës, më 8 janar 2019, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, i shoqëruar edhe nga Drejtori i Fondacionit “Mirësia”, z. Korab Kaja, zhvilloi një inspektim në terren, për të parë nga afër nivelin e punimeve për xhaminë e re të lagjes Draçin.
Xhamia në fjalë po ndërtohet në vakëfin e vjetër, në të njëjtin vend ku ka ekzistuar xhami edhe para vitit 1967.
Myftiu e falënderoi kontributin e madh të Fondacionit “Mirësia” në rrugën e ngritjes së xhamive të reja në mbarë vendin, si dhe mbështetjen e madhe dhënë Myftinisë Shkodër në përpjekjet për ndërtimin e xhamive të reja në çdo lagje muslimane dhe fshat, ku muslimanët kanë nevojë për xhami.