Ditën e martë, më 29 janar 2019, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, priti në një takim të përzemërt drejtorin e Fondacionit “Mirësia”, z. Korab Kaja.
Gjatë takimit, Myftiu shprehu mirënjohjen e Myftinisë Shkodër për bashkëpunimin e deritanishëm me Fondacionin “Mirësia”, sidomos në drejtim të ndërtimit të xhamive të reja në Shkodër, si dhe ndihmat e herëpashershme për shtresat në nevojë, etj.
Në qendër të këtij takimi ishte xhamia e re e lagjes Draçin, në fazë përfundimi, Qendra Kulturore në fshatin Oblikë, si dhe fillimi i punimeve për themelet e xhamisë së re në fshatin Shirq.
Me këtë rast, Myftinia Shkodër ju fton të merrni pjesë në ceremoninë e hedhjes së themeleve për xhaminë e re në fshatin Shirq, ditën e enjte, më 31 janar 2019, duke nisur nga ora: 10.00.