🤲 Myftinia Shkodër ju uron:
“Me zemër të bardhë e bekim, Ramazanin!”
Ju rikujtojmë:
✅ Sonte, e diel, më 5/5/2019, nis namazi i teravisë në të gjitha xhamitë e Shkodrës, menjëherë pas namazit të jacisë (ezani: 21.27).
📌 Ditën e hënë, më 6/5/2019, nis agjërimi i Muajit Ramazan 1440.
📣 Syfyri i parë mbyllet në orën 03.40.
🕋 30 minuta pas këtij orari, falet namazi i sabahut me xhemat në të gjitha xhamitë.
📝 Duke nisur nga dita e hënë, më 6/5/2019, pas namazit të sabahut në xhaminë e Parrucës do të nisë dersi i hadithit, nën drejtimin e Myftiut të Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari.
📖 Duke nisur nga dita e hënë, më 6/5/2019, pas namazit të iqindisë (ezani: 16.37), në xhaminë e Parrucës do të nisë Mexhlisi i Hatmes Sherife, (leximi i plotë i Kur’anit Famëlartë).
⚠️ Ju kujtojmë se fidja për këtë vit, për të moshuarit a të sëmurët e pamundur për të agjëruar e kompensuar agjërimin, është 200 (dyqind) lekë të reja në ditë.
📿 All-llahu jua lehtësoftë dhe jua ndriçoftë jetën me përmendjen e Tij!