Paraditën e së enjtes, më 13 qershor 2019, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, zhvilloi një takim pune me një grup imamësh të qytetit dhe fshatit.
Në qendër të vëmendjes ishte sezoni i ri i Haxhit 1440, udhëzimet për regjistrimet e fundit, si dhe shfrytëzimi i kohës dhe mundësive për kurset verore dhe aktivitetet e larmishme të rinisë islame.
Myftiu udhëzoi që e xhumaja e nesërme të jetë e unifikuar në të gjitha xhamitë e Shkodrës, duke u përqendruar tek vlerat dhe dobitë e haxhit, si një ndër pesë shtyllat kryesore të fesë islame.
Më pas, teologu Lavdrim Hamja bëri një përmbledhje të aktivitetit të Ramazanit që sapo kaloi dhe falënderoi imamët për angazhimin e tyre dhe përpjekjet përherë në rritje për të dëshmuar një muaj të mbushur me aktivitet e përkushtim.
Poashtu, teologu Arben Halluni, dha disa udhëzime dhe lajmërime për aktivitetin e larmishëm të kurseve fetare të xhamive tona, gjatë periudhës së verës.
Poashtu, teologu Ervil Kuçi, sqaroi imamët në lidhje me projektet e sektorit të rinisë, për shfrytëzimin e periudhës verore dhe aktivizimin e rinisë muslimane shkodrane me aktivitete të dobishme.