Shpërndahet libri me vlerë mbi jetën e Hz. Muhammedit (a.s.)

Ditën e xhuma, më 14 qershor 2019, pas namazit të xhumasë, në oborrin e xhamisë së Parrucës, fondacioni “Mirësia” në bashkëpunim me Myftininë Shkodër, bëri të mundur shpërndarjen e 1.200 kopjeve të librit biografik mbi jetën e të dërguarit të All-llahut, Hz. Muhammedit (a.s.).

Besimtarët të shumtë, të cilët morën pjesë në faljen e xhumasë, por edhe kalimtarë të ndryshëm morën falës biografinë e plotë të të Dërguarit të All-llahut (a.s.), duke pasur kështu mundësinë të njihen me jetën e Profetit të fundit të njerëzisë dhe me moralin e tij të bukur, i cili u dërgua si mëshirë për mbarë botët dhe njëkohësisht shembulli më i përkryer për mbarë njerëzimin.

Me këtë rast, përshëndeti Imam Muhamed Muhamed B. Sytari, Myfti i Zonës Shkodër dhe z. Korab Kaja, drejtor i fondacionit “Mirësia”, të cilët shprehën edhe kënaqësinë e tyre për këtë aktivitet me dobi për qytetarët.

Projekti “Të njihemi me profetin Muhammed (a.s.)”, është një projekt i fondacionit “Rahma International Society”, Kuvajt, që zbatohet në Shqipëri përmes fondacionit “Mirësia”, që ka për program edhe shpërndarjen e 5.000 kopjeve të këtij botimi me vlerë.