Ditën e martë, më 16 korrik 2019, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, priti në një takim të përzemërt z. Adil El-Xheri, Drejtor i Zyrës për Veprimtarinë me Jashtë në “Bejtuz-Zekat”, që shoqërohej nga z. Korab Kaja, Drejtor i Fondacionit “Mirësia” në Tiranë.
Gjatë takimit u diskutuan rrugët e bashkëpunimit të përbashkët, duke u fokusuar në projekte konkrete, që i shërbejnë mbi të gjitha rritjes dhe cilësisë së aktivitetit të Myftinisë Shkodër dhe shërbimeve të saj në komunitet.
Myftiu shprehu falënderimet e përsëritura për Shtetin e Kuvajtit dhe institucionet e tij bamirëse për kontributet e larmishme dhe të shumta në vendin tonë, që dëshmojnë më së miri qëllimet fisnike të bamirësve kuvajtianë dhe vullnetin e solidaritetit në mesin e besimtarëve.