Ditën e martë, më 20 gusht 2019 mbërritën në Shkodër haxhilerët e këtij viti.
Sipas kontakteve të para, të gjithë haxhilerët janë kthyer shëndosh e mirë, të lumtur për mirësinë e kryerjes së Haxhit të jetës, si dhe të mbushur me emocione nga vizita e vendeve të shenjta dhe xhamia e Resulull-llahut (a.s.).
All-llahun e Madhëruar e lusim, që t’ua ketë pranuar Haxhin e tyre dhe krejt adhurimet e tjera.
HAXH MABRUR!