Ditën e hënë, më 17 shkurt 2020, doli në qarkullim libri me titull: “Dialog me mikun tim ateist”, nga studiuesi dhe intelektuali i shquar egjiptian, Dr. Mustafa Mahmud, përkthyer nga arabishtja nga teologu Lavdrim Hamja.
Libri në fjalë trajton një sërë tematikash, rreth së cilave, shumë njerëz kanë dilema në raportet e tyre me besimin, fenë e fetarizmin, me botëkuptimin islam, Kur’anin Famëlartë, dërgesën e Hz. Muhammedit (a.s.), si dhe shumë çështje që lidhen me legjislacionin islam, pozitën e gruas, lirinë, shkencat, etj.
Një vepër, që vjen në atmosferën e 30 vjetorit të rilejimit të fesë me ligj në Shqipëri, në një moment, kur shoqëria shqiptare përballet me dilema të shumta që lidhen me identitetin, fenë, lirinë, demokracinë, shpresën dhe të ardhmen e familjes dhe kombit.
Falënderojmë telogun Lavdrim Hamja për këtë shërbim të vyer dhe lutemi që ky kontribut i tij të ketë sa më shumë lexues dhe të nxisë një debat ndërtues rreth fesë islame, madhështisë dhe alternativës islame, si shpresë për të sotmen dhe të ardhmen e njerëzimit.