Ditën e hënë, më 13 prill 2020, nisi cikli i ri i ligjëratave online: “Në pritje të Ramazanit 1441”, që organizon Myftinia Shkodër në kuadër të aktiviteteve dhe ligjëratave në prag të Muajit Ramazan.
Sipas programit të ri, gjatë periudhës 13-23 prill 2020, çdo ditë në orën 10.00, nëpërmjet profilit zyrtar të Myftinisë Shkodërs në fb, do të mund të ndiqni ligjërata e përgatitura nga imamët tanë të nderuar.
Ndërkohë, ditën e xhuma, në orën 13.00, do të mund të ndiqni mesazhin e ditës së xhuma nga Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari.
Cikli i ri i ligjëratave është një mundësi e mirë për të mësuar edhe më shumë rreth agjërimit të Muajit Ramazan, vlerave dhe dobive të tij.
Sipas kalendarit të këtij viti, që do të shpërndahet për të gjithë të interesuarit gjatë ditëve në vijim, nata e parë e teravisë është ditën e enjte, më 23 prill 2020, ndërkohë dita e parë e agjërimit të Muajit Ramazan 1441 është të xhumanë, më 24 prill 2020.