Ditën e martë, më 21 prill 2020, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, inspektoi në terren punën që po bëhet prej disa ditësh, për pastrimin dhe rrethimin e vakëfit te fusha e Tabakut, bri xhamisë së Plumbit.
Myftiu falënderoi përgjegjësin dhe kujdestarin e këtij vakëfi, z. Abdullah Myftija, që me përkushtim të madh ka organizuar banorët e zonës për të realizuar këtë shërbim me vlerë për komunitetin.
Prej disa kohësh, Myftinia Shkodër ka arritur që të kthejë në identitet vakëfet e zaptuara te xhamia e vjetër e Qafës, si dhe vakëfin e xhamisë së Tabakut, ku akoma sot shihen qartë gjurmët e këtyre dy xhamive të vogla të lagjes së Tabakut, në hapësirat e xhamisë së Plumbit.