Ditën e xhuma, më 8 maj 2020, Myftinia Shkodër me mbështetjen e Qendrës Islame Shqiptare në Sindej të Australisë, me rastin e muajit të begatë të Ramazanit, bënë shpërndarjen e 70 pakove ushqimore për banorët e lagjes Zogaj.
Myftinia Shkodër falënderon Qendrën Islame Shqiptare në Sidnej për këtë kontribut të vyer, veçanërisht në këtë situatë të vështirë që po kalon vendi ynë dhe imamin e xhamisë Zogaj, z. Ylber Rupa për realizimin e këtij projekti.
Myftinia Shkodër i bën thirrje të gjithë atyre që kanë mundësi ta mbështesin projektet e ndryshme bamirëse që Myftinia Shkodër realizon në shërbim të komunitetit dhe njerëzve në nevojë.