Java që kaloi ishte një javë plot sakrificë e mund për besimtarët e fshatit Bardhaj, të cilët në koordinim me imamin e xhamisë, H. Ilir Dizdari dhe sektorin e vakëfeve pranë Myftinisë Shkodër, bënë të mundur përfundimin e fazës së fundit për kompletimin e xhamisë dhe shërbimet ndaj saj.
Pas sistemimit të oborrit, rrethimit të tij, shtrimit të tapetit të ri, rregullimit të sistemit elektrik, përmirësimit të fonisë dhe lyerjes së ambienteve të brendshme, gjatë datave 17-21 qershor 2020, u realizua edhe lyerja e plotë e fasadave të xhamisë, duke i dhënë asaj një pamje tërheqëse, sidomos në këtë atmosferë të begatë të përkujtimit të 30 vjetorit të rilejimit me ligj të fesë në vendin tonë.
Më herët, ditën e enjte, më 18 qershor 2020, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, zhvilloi një inspektim të këtyre punimeve, sikurse ndoqi edhe momente nga kursi i lëndës së besimit në këtë xhami, ku vlerësoi tri prej vajzave, që kanë mësuar përmendësh nga sureja “El-Fexhr” dhe deri tek sureja “En-Nas”.
Kështu, ditë pas dite, xhamia e fshatit Bardhaj, po kthehet në vendin më të dashur për banorët e saj, si dhe pikë referimi për aktivitetet me rininë dhe shërbimet komunitare ndaj xhamisë.