Pasditen e ditës së xhuma, më 19 korrik 2019, Myftinia Shkodër dhe Këshilli i Bashkisë Shkodër, organizuan ceremoninë e dhënies së vlerësimit: “Mirënjohja e Qytetit”, imamit të xhamisë së lagjes Rus, të nderuarit H. Fejzi Zaganjori.
Sot, një vit pas kësaj ceremonie me vlerë, Myftinia Shkodër, shpreh falënderimet dhe mirënjohjen e saj për të nderuarin H. Fejzi Zaganjori, për kontributin e tij të çmuar, sidomos në shërbimet e tij ndaj nevojave dhe interesit të Myftinisë Shkodër, për mesazhet e goditura në momente të vështira për vendin, si viti 1997, për përfaqësimin e Myftinisë Shkodër në aktivitete të ndryshme, për shërbimet plot përkushtim në xhaminë e Rusit, deri në këto momente, për përhapjen e vlerave qytetare, humane dhe bamirëse.
All-llahut të Madhëruar i lutemi që H. Fejzi Zaganjorit t’i japë shëndet e mirësi, ta pranojë aktivitetin dhe shërbimet e tij plot përkushtim, si dhe ta bëjë shembull në punën dhe angazhimet e tij!