Paraditën e së hënës, më 14 shtator 2020, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, zhvilloi një vizitë në Medresenë “Haxhi Sheh Shamia”, ku uroi drejtorin Kujtim Dervishi me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2020-2021.
Në kushtet e reja të imponuara nga e quajtura pandemia e covid-19, viti i ri shkollor ka nisur në kushte të ndryshme nga ato të viteve të kaluara, sipas disa udhëzimeve të caktuara nga institucionet e arsimit.
Myftiu uroi drejtorin e Medresesë për një vit sa më të mbarë në rrugën e sukseseve, siç jemi mësuar prej dekadash me arritjet e medresesë sonë.
Nga ana e tij, drejtori i Medresesë “Haxhi Sheh Shamia”, e informoi Myftiun për detajet e nisjes së vitit të ri shkollor dhe angazhimin maksimal për realizimin e objektivave të planifikuara për këtë vit shkollor.
Myftinia Shkodër uron nxënësit e Shkodrës për një vit shkollor plot suksese dhe mbarësi, pa dëme e vështirësi!