Ditën e diel paradite, më 15 nëntor 2020, Myftinia Shkodër në bashkëpunim me Fondacionin “Mirënjohja”, në prani të shumë besimtarëve, përuruan kompleksin dhe xhaminë e re të lagjes Kiras.
Në këtë përurim merrnin pjesë autoritete fetare dhe civile, si dhe besimtarë dhe besimtare të shumtë, që kishin ardhur të përjetojnë këto momente gëzimi.
Këtë ceremoni përurimi e përshëndeten dhe mbajtën fjalën e tyre, sekretari organizativ i Myftinisë Shkodër, teologu Lavdrim Hamja, nënkryetari i KMSh-së, z. Taulant Bica, kryetarja e Bashkisë Shkodër, znj. Voltana Ademi dhe drejtori për Ballkanin i “Komisionit për Evropën dhe dy Amerikat” në Kuvajt, Shejkh Mahmud En-Nexhdi.
Pas ceremonisë, u fal edhe namazi i drekës me xhemat.