Paraditën e të hënës, më 11 korrik 2016, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, së bashku me Drejtorin e Vakëf-Investimeve në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, z. Uran Kalej, zhvilluan një inspektim në terren për të parë nga afër punimet që po zhvillohen për ndërtimin e dy xhamive të reja, në fshatrat Bërdicë e Mesme dhe Shtuf.
Punimet për dy xhamitë e reja nisën gjatë Muajit Ramazan 1437/2016, si pjesë e bashkëpunimit me Institutin Shqiptar të Mendimit dhe Qytetërimit Islam.
Fillimi i punimeve për dy xhamitë e reja në fjalë ka krijuar një gëzim të madh për komunitetin musliman të dy fshatrave, që ndjekin me kënaqësi ndërtimin e tyre.