Ditën e mërkurë, më 4 nëntor 2020, Dr. Salahudin Keftaro, i shoqëruar nga Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, u prit në një takim kortezie nga Kryetarja e Bashkisë Shkodër, zonja Voltana Ademi.
Për impaktin e këtij takimi, znj. Ademi shkroi në profilin zyrtar në facebook: “Kënaqësi e veçantë të takohem dhe bashkëbisedoj me Dr. Salahudin Keftaro, një personalitet i niveleve të larta, mendimtar islam i shquar në rang botëror, nxitës dhe përhapës i dialogut ndërfetar, drejtor i Fondacionit Arsimor e Bamirës “Shejkh Ahmed Keftaro”
I shoqëruar nga Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari, me Dr. Keftaro bashkëndamë shumë opinione për zhvillimet aktuale, për Shkodrën si shembull i shkëlqyer i bashkëjetesës, harmonisë fetare, i njerëzve të punës dhe i vlerave të gjithanshme.”