Ditën e enjte, më 24 dhjetor 2020, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, inspektoi punimet për pastrimin dhe sistemimin e vakëfit të xhamisë së lagjes Ajasëm.
Myftiu falënderoi muezinin dhe kujdestarin e devotshëm të Ajasmës, të nderuarin z. Latif Ura, që përtej moshës së tij, punon krah për krah me punëtorët që në këto dy ditë i ndryshuan pamjen e jashtme kësaj prone të vjetër vakëf.
Myftinia Shkodër është e angazhuar që të kthejë në origjinë krejt pronat e saj të zaptuara, të nëpërkëmbura nga burokracia (shpesh edhe dashakeqësia) e zyrave të këtyre tre dekadave. Njëkohësisht është e angazhuar të bëjë më të mirën për sistemimin e rrethimit, pastrimit e nxjerrjes në pah të vakëfeve, ashtu siç duhet të jenë e ashtu si e kanë vendin e tyre të shenjtë.