Paraditën e së enjtes, më 24 dhjetor 2020, Myftiu i Zonës Shkodër, Imam Muhamed B. Sytari, zhvilloi një takim pune në Myftininë e Malësisë së Madhe, ku u prit nga Myftiu, H. Edmir Smajlaj.
Gjatë takimit të përzemërt u diskutua për rolin e madh që kanë myftinitë për përhapjen e mesazheve të shpresës, mirëkuptimit ndërkomunitar, paqes sociale e mbi të gjitha ndërgjegjësimit fetar e moral të individit dhe shoqërisë.
U diskutua për rrugët e bashkëpunimit institucional dhe ndërveprimit për rritjen e aktiviteteve të përbashkëta dhe zhvillimit të mëtejshëm të takimeve që afrojnë edhe më shumë besimtarët me shpirtin e mësimeve dhe urtësisë së besimit dhe udhëzimit islam.
Të dy myftitë ranë dakord se duhet të bëhet më shumë për evidentimin e kontributit të imamëve dhe hoxhallarëve të shquar të vendit në mbrojtjen e interesit fetar e atij kombëtar, si dhe rolit të madh si pajtimtarë e rregullatorë në shoqëri.