Ditën e enjte, më 4 shkurt 2021, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, takoi kryetarin e Shoqatës “Istanbul”, z. Ridvan Seferaj.
Gjatë takimit, Myftiu falënderoi kontributet e Shoqatës “Istanbul”, sidomos për mbështetjen e Medresesë “Haxhi Sheh Shamia” me dy degët e saj, si dhe projektet e tjera bamirëse në shërbim të komunitetit.
U diskutua rreth bashkëpunimit të mëtejshëm dhe domosdoshmërisë së koordinimit të përpjekjeve të përbashkëta në shërbim të vlerave islame në Shkodër e përtej saj.