Ditën e martë paradite, më 6 prill 2021, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari priti në një takim të ngrohtë, drejtorin e Fondacionit Humanitar “Mirënjohja”, të nderuarin H. Samed Shehu, me bashkëpunëtorë e tij.
Fillimisht, Myftiu falënderoi përzemërsisht Fonadacionin “Mirënjohja” për korrektësinë në komunikim, seriozitetin në këtë bashkëpunim në kufijtë e veprës, urtësinë dhe tiparet e bardha të eksperiencave të jetës, në mënyrë të veçantë për realizimin e projektit madhështor të xhamisë së lagjes Kiras nga Shteti i Kuvajtit!
Të dy titullarët ndanë momentin e marrjes në dorëzim të Certifikatës së Përdorimit të këtij objekti me vlerë, lëshuar nga Bashkia Shkodër dhe nënshkruar nga kryetarja Voltana Ademi.
Gjithashtu ata diskutuam për rrugët e mëtejshme të bashkëpunimit për projekte në dobi të komunitetit, sikurse Myftiu shprehu mirënjohjen për mbështetjen që ky fondacion jep për qindra jetimë dhe familjet e tyre në Shkodër.