Nekrologji – Haxhi Fejzi Zaganjori
- U lind në Shkodër, në lagjen Rus, më 23 mars 1945
Arsimimi:
- Shkollën fillore dhe 7-të vjeçare, 1958
- Shkollën e mesme “Jordan Misja”, Shkodër, 1963
- Universitetin Bujqësor në Tiranë, fakulteti i Inxhinierisë Pyjore, i diplomuar “Inxhinier Pyjesh”, 1969
MËSIMET FETARE
Para viteve ’90:
- Ka përfunduar mejtepin në Xhaminë e Rusit me mësues besimi Hafiz Sabri Koçin.
- Ka marre mësime individuale gjatë qëndrimit në Tiranë për pesë vite te ish drejtori i medresesë, Hafiz Sherif Putra me porosi të Hafiz Sabri Koçit.
- Gjate kohës së pushimeve studentore në Shkodër ka marrë mësime tek Hafiz Sheuqet Boriçi, mbasi Hafiz Sabri Koçi ishte i burgosur.
- Nga viti 1980 ka marrë mësime tek prof. Ismail Muça.
MBAS RIFILLIMIT TË BESIMIT E të HAPJES SE XHAMISË SË PLUMBIT
- Pas viteve ’90:
- Ka marrë mësime në shkencat e ndryshme islame për 12 vjet rresht.
- Ka përfunduar si nxënës për 4 vite, çdo ditë Medresenë në Bushat, që njihej nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë dhe ka marrë Ixhazetin, (diplomë) dhe është diplomuar “Imam Hatib” dhe “Vaiz”.
- Ne vitin 1998 ka krye detyrën e Haxhit .
TRAJNIME FETARE, SOCIALE DHE SHËRBIME TË NDRYSHME
- Ixhazet (diplomë), 1996
- Certifikatë për seminarin kualifikues të dhënë nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë.
- Certifikatë Mirënjohjeje ndër 10 imamët e vitit 2010 të dhënë nga Myftinia Shkodër.
- Certifikatë “Respekt” për kontributin për zhvillim e përmirësimin e jetës komunitare, e dhënë nga shoqata e gruas “Hapa të Lehtë”.
- Certifikatë Mirënjohjeje për angazhimin e ruajtjes se traditës shekullore të “Hatmes Sherife” dhënë nga Myftinia Shkodër.
- Certifikatë Mirënjohjeje për kontributin në gazetën “Udha Islame” dhënë nga Myftinia Shkodër.
- Certifikatë Mirënjohjeje për kontributin në gazetën “Drita Islame” akorduar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë.
- Diplomë nga Misioni i Pajtimit Mbarëkombëtar Shqiptar me motivacion: “Për kontribut të veçantë për krijimin e misionit të pajtimit Mbarëkombëtar Shqiptar dhe për parandalimin dhe pajtimin e konflikteve në gjithë trojet shqiptare”
- Certifikate trajnimi dhe kontribute të mendimeve të ndalimit të konflikteve ndërfetare të dhënë nga USAIDI, trajnim me dy faza në vitin 2004 dhe në vitin 2005.
- Certifikatë së bashku me dinstiktivin e paqes dhuruar nga Vatikani me rastin e lutjes në Tropojë për Kosovën në kohën fillimit të luftës.
- Në vitin 2019, Këshilli Bashkiak i Shkodrës i akorduar titullin “Mirënjohja e qytetit”
DETYRAT FETARE
- Që në fillim të rifillimit të riorganizimit të Myftinisë Shkodër ka marrë pjesë në organizimin të punëve dhe ndjekjen e tyre, për riparim dhe ndërtuar në qytet e fshate, si dhe me punën organizuese të përurimeve.
- Gjatë një periudhe të gjate ka mbajtur vase (ligjërata) në shumë xhamia si në ditë xhumaje dhe për ceremoniale të ndryshme si në Bushat, Mjedë, Melgushë, Shkjezë, Mes-Myselim, Kullaj, Drisht, Ura Shtrenjtë, Grudë-Fushë, Jubicë, Laçaj, Shirq, Shirokë, Kiras, “Ebu Bekër”, Plumbit, Ganjollë, Kosmaç, Teqen e Rufaive në Shkodër, Berat dhe Krujë. Në xhamitë e Beratit, Prizrenit dhe Ulqinit, Sarandë, Peshkopi, Pukë, Kavajë, Vlorë, Lezhë, Krujë e në mënyrë të veçantë në xhaminë e Rusit.
- Prej vitit 1996 dhe deri 2021 ka qenë mësues besimi në xhaminë e Rusit.
EMËRIMET
Nga viti 1992 e deri 1996, me vendim të Myftiut të Shkodrës dhe të këshillit të Myftinisë ka qenë emëruar në rolin e zv/Myftiut.
Në vitin 1996, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë e emëron Vaiz i Shkodrës
Nga viti 2001 deri 2021 imam dhe hatib në xhaminë e Rusit.
Në vitin 2009, dekret nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, emërim Ndihmës/Myfti i Zonës Shkodër.
DETYRA NË FUNKSION TË BESIMIT DHE TË SHOQËRISË
Nga viti 1992 anëtar i Këshillit të Myftinisë Shkodër dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë deri në vitin 2006.
Në vitin 2007 deri 2011 anëtar dhe sekretar i Këshillit të Myftinisë Shkodër.
Në vitin 2015 dhe në vazhdim anëtar dhe sekretar i Këshillit të Myftinisë Shkodër.
VEPRIMTARI TË TJERA
- Ka qenë nismëtari kryesor i krijimit të shoqatës se intelektualeve “Kultura Islame” dega Shkodër në vitin 1995 dhe nga ai vit e deri 2005 ka qenë sekretar i saj.
- Ka qenë përfaqësuesi i Myftinisë Shkodër në pajtimet e gjaqeve dhe ndalimin e konflikteve.
NGJARJET E VITIT 1997
Në vitin 1997 në bashkëpunim me Komunitet e tjera fetare ka dale rrugë më rrugë, derë më derë në mitingje, lëvizje në këmbë e me mjete për të evituar vrasjet ndërmjet besimeve, se kështu trumbetohej. Ka bashkëpunuar me media dhe po ashtu në minaret e xhamisë ishin të lidhur me stacionet e Radios dhe TV, ku jepnim herë pas here mesazhe paqeje dhe dashurie, që të uleshin armët.
Gjatë vitit 1997 deri në 1998 ka qenë përfaqësues i Myftinisë Shkodër çdo ditë në mbledhjen e Këshillit të Bashkisë, Qarkut, Prefekturës, etj, rreth trazirave të kohës.
Ka marrë pjesë në të gjitha takimet me Ministrin e Brendshëm, në Kryeministri, Kuvend e në Presidencë, në takimet me të huajt si dhe në takimet me Vranickin, si përfaqësues i OSBE-së.
Ka organizuar me të tjerët pjesëtarë të komuniteteve, dorëzim armesh në Shkodër, Lezhë, Pukë dhe Rrëshen.
Në periudhën e ardhjes së vëllezërve kosovarë në Shkodër, si përfaqësuesi i Myftinisë Shkodër ka bashkëpunuar me Prefekturën, me organizata shtetërore, komunitet fetare, shoqata islame, që kanë dhënë një ndihmesë të madhe.
Ka marrë pjesë në simpoziume e sezone shkencore, takime e konferenca kombëtare e ndërkombëtare për problemet fetare e sociale kundër drogës, alkoolit, duhanit, etj.
Ka drejtuar për 13 vjet emisionin në Radio Shkodra të titulluar: “Kulturë Islame”. Ka përgatitur rreth 1500 materiale teologjike, filozofie, sociale, historie, figura të ndryshme dhe Traditë Profetike.
Ka kryer mbi 1500 kurorëzime në xhaminë e Fushë Çelës, etj.
Ka shkruar në gazetën “Drita Islame” rreth 250 artikuj të spektrave të ndryshëm si dhe në gazetën “Udha Islame”, në revistën “Njeriu”, “Tribuna Demokratike”, “Shkodra”, “Drita e Dijes”, etj.
DETYRAT SHTETËRORE
- Ka punuar inxhinier pyjesh dhe njëkohësisht Përgjegjës Sektori në Dukagjin, Postribë, Shllak, Malësi e Madhe, Nënshkodër, Oblike – Ana Malit ,Vau Dejës dhe Shkodër.
- Shef i shfrytëzimi të pyjeve të rrethit Shkodër.
- Pedagog në teknikumin e pyjeve – 5 vjet.
- Anëtar i rrethit Shkencor të pyjeve – 20 vjet.
- Ka përfunduar studimin mbi përhapjen e bimëve medicinale në rrethin e Shkodrës.
- Ka përfunduar studimin e përmasimit të pyjeve të pishave në Mnel Vig, qe zbatohet edhe sot,
- Ka përfunduar studimin e zonës Theth, Breg Lumi, Toplanë, që janë zbatuar për mbjelle pishash dhe sot janë masive të mëdha.
- Ka përfunduar studimin e shelgjishteve të Rrethit për prodhim thupra ku jene punësuar 400 punëtorë në ndërmarrjen e Zunkthave. Studimi ka qenë parashikuar deri 1995.
VLERËSIME TË NDRYSHME:
- Faik Luli e Islam Dizdari në gazetën “Drita Islame”.
- Adem Sala (Kraja) mbi veprimtarinë e H.Fejzi Zaganjori në “Drita Islame”.
- Me iniciale nga Korça, vlerësim për ciklin “Mirësia”në gazetën “Drita Islame”.
- Nexhmi Bushati në librin “Daut Borici”.
- Faik Luli në librin “Kontributet e intelektualëve islamë në vitet e demokracisë”.
- Islam Dizdari, Faik Luli, Nexhmi Bushati në librin e 40 Hoxhallarëve.
- Ismail Aga aktiviteti i Shoqatës Drita Hyjnore dhe në librin Njeriu.
- Maksim Gjinaj dhe Petrit Bexhani “Libra në gjuhen shqipe për Islamin”.
- Angelo Massafra në librin “Pese vjet ipeshkëv”
- Imam Muhamed Sytari në librin “5 vjet Udha Islame”.
- Në shumë libra të ndryshëm të hartuar nga autorë në bibliografinë e tyre janë referuar shkrimeve të Haxhi Fejzi Zaganjori.