Ditën e martë, më 20 prill 2021, me ftesë të Kryetarit të Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit, Mr. Besim Berisha, Myfti i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari
, mori pjesë në iftarin tradicional që bashkon dy myftinitë e binjakëzuara në sofrën e vëllazërisë islame.
Ndonëse në kushtet e pandemisë, iftari simbolik, bashkoi në tryezën bujare drejtuesit e dy myftinive, që diskutuan edhe për frymën e bashkëpunimit dhe rritjen e tij në të ardhmen në të mirë të besimtarëve dhe dy qyteteve me traditë e histori.
Biseda vëllazërore me theks tek shërbimet plot përkushtim e largpamësi ndaj besimtarëve, botimet e bashkëpunimet e frutshme, i dhanë dritë kësaj vizite në këtë Muaj vlerash e besimi.
Myftiu ishte i ftuar edhe në emisionin: “Karvani i Ramazanit”, në RTv Besa, ku foli mbi pozitën e moshës së tretë në Islam.
Gjatë kësaj vizite në Prizren, Myftiu shoqërohej edhe nga drejtori i Medresesë “Haxhi Sheh Shamia”, z. Kujtim Dervishi, antari i Këshillit të Përgjithshëm i KMSh, z. Altin Loshi, sekretari organizativ i Myftinisë Shkodër, thirrësi islam Lavdrim Hamja dhe përgjegjësi i sektorit të rinisë në Myftininë e Shkodrës, teologu Ervil Kuçi.