20 korrik 2021, në ditën e parë të festës së begatë të Kurban Bajramit me vëllezërit dhe motrat tanë të Shoqatës së Para-Tetraplegjikëve Shkodër.
Një falënderim i veçantë për kryetarin e kësaj shoqate, z. Saimir Beqiri dhe stafin vullnetar të tij, të cilët interesohen dhe janë pranë kësaj shtrese para-tetraplegjikësh.
Allahu i Madhëruar ua shpërbleftë me të mira mundin dhe sakrificën e tyre.
Falënderim edhe për besimtarët shkodranë, të cilën dhuruan kurbanet e tyre pranë Myftinisë Shkodër, për t’i shpërndarë më pas tek njerëzit.