Në atmosferën e begatë të Kurban Bajramit, Myftinia Shkodër me mbështetjen e “Helping Hand” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bëri të mundur që në këto ditë të bekuara të ndihmojë 200 familje në zonën e Postribës.
Siç dihet, kurbani në vetvete është një mundësi afrimi me Zotin, nëpërmjet përkushtimit ndaj nevojtarëve, familjarëve e miqve në shoqëri.
Edhe këtë vit, përtej situatës që kalon mbarë bota, Myftinia Shkodër ka arritur që me mbështetjen e vëllezërve në ShBA të përcjellë këtë amanet të shtrenjtë e të vlerësuar, duke kontribuuar për gjallërimin e atmosferës së kësaj feste të bekuar.