Inspektohen xhamitë e lagjeve Tepe dhe Draçin

Ditën e enjte, më 5 gusht 2021, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, i shoqëruar edhe nga administratori i Myftinisë Shkodër, z. Sajmir Dritareti, inspektoi nga afër xhamitë e lagjeve Tepe dhe Draçin, në afërsi të cilave, u ndezën vatra zjarri, që me mirësinë e butësinë e Zotit, u shuan pa dëme të mëdha, edhe falë ndërhyrjes së repartit të zjarrfikësve të qytetit.

Gjatë këtij inspektimi u pa edhe gjendja aktuale e dy xhamive, u diskutua frekuentimi i tyre, mirëmbajtja dhe u dhanë disa udhëzime për përmirësimin e gjendjes së xhamive, në shërbim të besimtarëve dhe kalimtarëve të ndryshëm.