Vijon cikli i aktiviteteve “Mësojmë dhe argëtohemi”

Ditën e diel, më 17 tetor 2021, në zonën turistike të Reçit, sektori i arsimit, pranë Myftinisë Shkodër zhvilloi aktivitetin e radhës të ciklit “Mësojmë dhe argëtohemi”, me pjesëmarrjen e rreth 22 nxënësve të kursit fetar/mejtepit të xhamisë Zues, nën shoqërimin e mësuesve Ritvan Luzaku dhe Kimete Elezi.

Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe teologu Arben Halluni, drejtuesi i arsimit, i cili pasi i uroi mirëseardhjen nxënësve në këtë veprimtari arsimore-argëtuese të radhës u mbajti një bisedë të shkurtër me vlera edukative dhe me këshilla mjaft të dobishme për ta.

Më pas, programi vijoi me zhvillimin e një konkursi, biseda brenda grupeve, lojëra të ndryshme sportive, shëtitje në natyrë etj.

Cikli i aktiviteteve “Mësojmë dhe argëtohemi”, do të vijojë me të tjera xhami gjatë periudhës  vjeshtë-dimër.